Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni për Shëndetësinë/ Vokshi takon Nikollën, deputetja: Kërkuam kthimin e hetimit në shinat e ligjshmërisë


Lindita Nikolla i është përgjigjur kërkesës së Albana Vokshit, kryetares së Komisionit Hetimor për Shëndetësinë për t’u takuar e për të diskutuar ngërçin që ka mbërthyer komisionin parlamentar që po heton koncesionet e sterilizimit dhe Check-up.

Vokshi e Nikolla u takuan këtë të martë, ndërsa deputetja e opozitës i kërkoi të ndërhyjë për të zgjidhur ngërçin.

Kërkuam kthimin e hetimin në shinat e ligjshmërisë.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla kërkuam që të merrte përgjegjësitë e të kthente në shina punën e komisionit . Shprehëm gatishmërinë e opozitës për hetim të thelluar.

Jeni në dijeni që sot në orën 09:30 kishim një takim më kryesinë e vogël të komisionit dhe u dakordësuam që komisioni do të mblidhet të premten në orën 12:00 ku do prezantohet nga ekspertët plani hetimor, që shpresojmë të jetë i dakordësuar”, tha Vokshi në një deklaratë.

PS dhe opozita prej javësh në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë nuk kanë arritur dakordësinë mes tyre, teksa socialistët kanë përparuar duke miratuar të vetëm planin hetimor.

Një ditë më parë ata zhvilluan edhe një vizitë në QSUT për të parë zbatimin e koncesionit të sterilizimit.