Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet protesta e shtatë përpara Bashkisë Tiranë


Është mbyllur edhe protesta e shtatë e protestuesve të opozitës të mbajtur përpara Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë demonstrata e radhës është vendosur të mbahet të martën tjetër në orën 11:00.

Edhe sot përfaqësues nga Partia e Lirisë dhe Rithemelimit, kanë hedhur akuza ndaj kryebashkiakut Veliaj, ndërsa protestuesit hoqën gardhin metalik, por se ata nuk arritën të depërtonin në ambientet e brendshme të Bashkisë së Tiranës.

Pasi largohen protestuesit, në vendngjarje arrijnë edhe hetuesit, për të hetuar atë që ka ndodhur. Shumë agjentë kanë kqyryr dhe filmuar të gjithë protestën.