Vendosni fjalën kyçe....

Meta del me trëndafil në dorë nga Prokuroria e Tiranës: U shokova, mal me dosje

Pas daljes nga Prokuroria e Tiranës ku shkoi paraditen e sotme lidhur me kallëzimin e bërë prej tij për vjedhjen e harddiskut të serverit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ishte përballur me një mal me dosje në godinë duke thënë se ishte shokuar.

Ai tha se prokuroria ishte në gjendje të mjerueshme teksa pohoi se  kjo gjë kishte ardhur nga ajo që e quajti “Ramaforma në drejtësi”.

“Jam shokuar nga gjendja e Prokurorisë së Tiranës, situatë e rëndë, deputetët të vijnë të shikojnë gjendjen. Është Ramaforma, kujdeset për kushtet e 2-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi. Mal me dosje, do bëjmë thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda, të rregullojnë ashensorin”, tha Meta.