Presidenti i Partisë së Lirisë së bashku me zyrtarë e deputetë do i bashkohen Rithemelimit, poshtë dritares së shtëpisë së Sali Berishës i cili qëndron në arrest shtëpie.
Për Metën kjo është hera e dytë që do bashkohet në tubimin e përditshëm që zhvillon Rithemelimi në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë.
Sali Berisha i cili qëndron në arrest shtëpie me akuzat për çështjen e privatizimit të pronave të ish-klubit Partizani, mban fjalimet nga dritarja e shtëpisë.