Vendosni fjalën kyçe....

Prifti drejton gishtin: Hollivudi fajtor për rënien e lindjeve


Industria perëndimore e argëtimit ka arritur të mësojë shumë rusë të mos kenë fëmijë, deri në pikën ku vetë kombi po rrezikon të shkatërrohet, sipas peshkopit Yevgeny të Yekaterinburgut.

Peshkopi, i cili kryeson Departamentin Sinodal të Edukimit Fetar dhe Katekizmit të Kishës Ortodokse Ruse, foli të hënën me gazetën rajonale OTV.

“Kombi ynë po zvogëlohet. Rusët etnikë po zvogëlohen më së shumti,” tha peshkopi Yevgeny për gazetën.

“Kjo ka qenë veçanërisht rasti në 30-40 vitet e fundit. Industria e filmit të Hollivudit nuk funksionon për asgjë.”

Njerëzve në kulmin e jetës së tyre, të cilët duhet të kenë fëmijë, u është mësuar se nëse do e bëjnë diçka të tillë do varfërohen ose se një fëmijë mjafton, vijoi peshkopi.

Disa njerëz, tha ai, “kanë pranuar idenë e ndryshimit të gjinisë apo marrëdhënieve jo tradicionale, të cilat në asnjë mënyrë nuk kontribuojnë në jetën normale të një personi apo thjesht në ruajtjen e jetës në brezat e ardhshëm”, shtoi ai.

“Duket se modeli i imponuar nga “partnerët” tanë perëndimorë po funksionon. Nëse vazhdon të funksionojë, popullsia e vendit tonë, qyteteve dhe fshatrave do bjerë.”

Peshkopi argumentoi se duhet të ketë një kufi moshe për konsumimin e formave të caktuara të argëtimit, analog me kufizimet e alkoolit ose duhanit për të miturit.

“Çfarë janë vetëvrasjet, bullizmi, sulmet terroriste në shkolla – ky është rezultat i një përhapjeje shumë të pakujdesshme të informacionit agresiv, nga i cili fëmijët nuk ishin të mbrojtur”, tha kleriku.

Normat e lindjeve ruse kanë qenë në rënie që nga viti 2014, sipas byrosë kombëtare të statistikave, Rosstat. Në vitin 2023, mezi lindën më shumë se 1.2 milionë foshnja në vend, numri më i ulët që nga viti 1999. Nëse trendi vazhdon, popullsia e Rusisë mund të tkurret me 6% deri në vitin 2050.