Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 50 numri i viktimave nga përmbytjet në Indonezi


Numri i njerëzve të vrarë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e baltës në provincën Sumatra Perëndimore të Indonezisë është rritur në 52 dhe më shumë se 3,000 njerëz janë evakuuar, thanë autoritetet të martën.

Shiu i rrëmbyeshëm të shtunën në mbrëmje shkaktoi përmbytje të shpejta, rrëshqitje dheu dhe rrjedhje të ftohtë llave, një përzierje e ngjashme me baltën e hirit vullkanik, mbeturinave shkëmbore dhe ujit, në tre rrethe në provincën e Sumatrës Perëndimore. Të hënën, numri i të vdekurve ishte 43.

Rrjedha e ftohtë e llavës, e njohur në Indonezi si lahar, erdhi nga mali Marapi, një nga vullkanet më aktivë të Sumatrës. Më shumë se 20 njerëz u vranë kur shpërtheu Marapi në dhjetor. Që atëherë kanë ndodhur një seri shpërthimesh.

Nga 52 të vdekurit, më shumë se 45 janë identifikuar, tha zëdhënësi i agjencisë së fatkeqësive të Sumatrës Perëndimore, Ilham Wahab. Shpëtuesit lokalë, policia dhe ushtria do vazhdojnë kërkimin për 17 persona që janë ende të zhdukur, shtoi ai.