Vendosni fjalën kyçe....

Shtyhet seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka


Seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në GJKKO është shtyrë pasi avokatët e këtij të fundit kanë kërkuar kohë për t’u njohur me dosjen.

Sali Berisha-SPAK-del-deshmia-kompleksi-gjenerali-kraja-millonai-prokuroret (6)

Avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj kanë kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares së çështjes, Irena Gjoka.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.

Sali Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim në lidhje me çështjen e procedurave të privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani.

SPAK dyshon se ai me akte nga më të ndryshmet ka ushtruar ndikim dhe presion, duke favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e atij trualli, që u mbush shpejt me një grup pallatesh.