Vendosni fjalën kyçe....

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Sulm i poshtër. Akte të tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar ndaj atenatit me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico që mbeti i plagosur pas të shtënave. Von der Leyen e quan në X një ‘sulm të poshtër’ dhe që ‘minon demokracinë’.

‘Dënoj fuqishëm sulmin e poshtër ndaj kryeministrit Robert Fico.

Akte të tilla dhune nuk kanë vend në shoqërinë tonë dhe minojnë demokracinë, të mirën tonë më të çmuar të përbashkët.

Mendimet e mia janë me kryeministrin Fico dhe familjen e tij.‘, shkruan Von der Leyen në X.