Vendosni fjalën kyçe....

Atentatori i kryeminstrit Fico, shkrimtar i njohur në Sllovaki


Një shkrimtar 71-vjeçar sllovak i quajtur Juraj Tsintula  sipas mediave sllovake është njeriu që tentoi të vriste kryeministrin Robert Fico në qytetin Hadlova mesditën e së mërkurës.

Sipas informacioneve, Tsintula ka bërtitur në drejtim të Ficos teksa ky i fundit po bisedonte me mbështetësit e tij dhe kur i është afruar, ka hapur zjarr.

Të njëjtat burime thonë se 71-vjeçari është një nga themeluesit e klubit letrar DÚHA, në vitin 2005. Deri në vitin 2016 ka qenë kryetar i klubit dhe ka shkruar tre përmbledhje me poezi.

Që nga viti 2015 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë. Sipas informacioneve, në vitin 2016 ai punonte si shofer në një qendër tregtare në Levice, vendlindja e tij, shkruan Buna Times.