Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi për mediat se votimi elektronik më 2025 mund të shtrihet në disa qarqe të vendit, por është thuajse e pamundur që të ketë shtrirje në mbarë territorin e Shqipërisë.
Celibashi theksoi se për votën e diasporës mund të kemi opsionin e votës përmes internetit.
Ilirjan Celibashi: Votimi të bëhet nëpërmjet internetit. Është edhe opsioni i kombinuar. Kjo nuk ka lidhje me standardin e zgjedhjeve. Votimi elektronik nëse do të shtrihet në gjithë Shqipërinë ose jo, pritet të shikohet. Mendoj se është thuajse e pamundur që votimi elektronik të shtrihet në gjithë Shqipërinë, ne kemi rekomanduar të shtrihet në qarqet kryesore, pasi kjo ka mjaft kosto. Nëse duan që ta shtrijnë votimin elektronik në mbarë Shqipërinë, duhet të marrin vendimin tani.