Vendosni fjalën kyçe....

Deputetët socialistë braktisin mbledhjen e komisionit hetimor për TIMS


Mes debateve të shumta, deputetët e Partisë Socialiste braktisën komisionin hetimor parlamentar për ndërhyrjen në të dhënat e sistemit TIMS. Shkak i debateve ishte kërkesa e komisionit për të thirrur ministrin e Brendshëm, Taulant Balla. Socialistët kërkuan që mbledhja të zhvillohej me dyer të mbyllura me pretendimin se ministri dispononte informacione sekrete për të cilat Prokuroria e Tiranës po zhvillon hetime.

Kryetari i Komisionit Ervin Salianji kërkoi që Taulant Balla të paraqitet të dëshmojë e jo të fshihet. “Gjejeni se ku është futur”, iu drejtua ai anëtarëve socialistë të cilët mbrojtën mungesën e Ministrit.

Cojini sms Edi Ramës që të nisë Ministrin në Komision se po lini nam e po turperoheni. Do dal e do ta gjej vetë e do t’i them, pse fshihesh?, tha Salianji.