Vendosni fjalën kyçe....

“E keni zbythur këtë komision”- Debate për “TIMS”, Salianji: Mos mu drejtua mua me “ky”


Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Nën kryetari i komisionit, Toni Gogu ka kërkuar nga opozita që të respektojnë një kërkesë të dërguar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili ka kërkuar që dëshmia e tij të jetë me dyer të mbyllura.

Debatet:

Salianji: 5 minuta përpara PS ka shpërndarë njoftim ku thotë se media do zhvillohet e mbyllur. Mbledhja nuk ka nisur ende, partitë mund të vendosin në forumet partiake por nuk vendosin dot në këtë komision. Këtu vendosin deputetët dhe anëtarët e këtij komisioni. Unë ftoj ministrin e brendshëm si dëshmitarin e parë.

Gogu: I nderuar zoti kryetar, para se të filloj me kërkesat proceduriale kam një kërkesë miqësore. Keni nevojë urgjente për këshillim juridik. Keni nevojë për këshillim juridik në rolin e kryetarit të këtij komisioni sepse e keni zbythur këtë komision që në fillim. Ky komision është vend pune, nuk është vend spektakli. E premtuat në fillim spektaklin

Salianji: Do ta shihni, unë i mbaj premtimet.

Gogu: Spektakli i këtij komisioni janë vendimet jo sa herë del ti në televizor. Institucionet shtetërore të kanë ardhur me kërkesa. Po bën sjelljen e diversantit, po gënjen kur thua që PS ka njoftuar që nuk do zhvillohet mbledhja, ndërkohë që duhet të lexosh kërkesën e ministrit të Brendshëm.

Urgjentisht hidh në votim kërkesën e institucioneve shtetërore. Thërriti ministrin, sepse e kujton këtë komision që është ky.

Salianji: Mos thuaj ky, se të vjen një fjalë e keqe. Mos e përdor sikur je në rrugë, por thuaj zoti kryetar, ose zoti Salianji.

Gogu: Ato fjalë i përkasin kulturës tuaj!

Është në nder të këtij komisioni që kërkesat e autoriteteve shtetërore kërkojnë hetim me dyer të mbyllura, të mbyllë gojën dhe të hapë veshët që të mund të flasë me vendim përfundimtar. Jam i indinjuar që po shkelet ligji. Këtu i bëtë kërkesat e paligjshme, si do lexojë serverin ky, kur nuk lexon ligjin ky. Do bëhet oficer i policisë gjyqësore ky. Të mbyllë urgjentisht dyert dhe të fillojë nga hetimi. Cdo sekondë që kalon tregon se ky nuk do hetim.

Salianji: Nuk emocionohet nga këto që thua ti.