Vendosni fjalën kyçe....

“Gërdeci”/ Përpasje të ashpra në seancë, familjarët: Prokuroria ta akuzonte për vrasje ish-ministrin Mediu


Me tensione është shoqëruar seanca në Gjykatën e Posaçme lidhur me “Dosjen Grëdeci”.

Një nga fëmiljarët që humbi djalin e vogël në shpërthimin e ndodhur në Gërdec, Zamira Durda, është përplasur me ish-ministrin e Mbrojtjes Mediu dhe avokatin Ardian Visha.

Durda drejtori gishtin nga prokuroria gjatë seancës duke thënë se ndaj Mediut duhet të ishte ngritur akuza e vrasjes.

Ndërkohë avokati Visha u kërkoi gjyqtares Irena Gjoka që të nxirrte jashtë familjarët e viktimave.

Debatet në seancë

Durda: Mos na ofendo, nuk ke turp.

Visha: Nxirreni jashtë.

Mediu: Kam te drejten te marr fjalën

Durda: E ka fajin prokuroria qe nuk të ngre akuzën e vrasjes.

Visha: Nuk mund të degjojme tallava dhe ofendime në mënyrë barbare.

Durda: Turp të të vije.

Visha: Smë vjen turp nga ju. Jashtë nga salla. Sus të dy.

Feruzani: Mos më thuaj sus mua.

Mediu kërkoi riekspertim për dëmin ekonomik pasi pala mbrojtëse e ish-ministrit ka thënë se ekspertimi i mëparshëm  ka qenë i njëanshëm.

“Vendimi final i ekspertizës ekonomiko-financiar nuk i është vënë në dispozicion të pandehurit ose mbrojtjes. Ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme, ekspertiza është e papajtueshme me ligjin, audituesit jane në konflikt interesi sepse janë nga KLSH dhe Ministria e Financave, ekspertiza është bërë pa pasur dokumentet përkatëse, pyetjet ndaj ekspertëve kanë qenë juridike, jo ekonomike, kërkojmë një ekspertim të ri ekonomiko-financiar, duke riformuluar pyetjet dhe ekspertë të tjerë”, është shprehur pala mbrojtëse në seancë.

Ndërkohë prokurori i çështjes u shpreh se nuk ka asnjë shkak për përjashtimin e ekspertëve.

“Ekspertët nuk kanë asnjë shkak për përjashtim, në 2009 i pandehuri është njohur me të gjitha aktet, edhe në seancën paraprake, ne mendojmë se kërkesa për aktekspertim të ri të mos pranohet. Nuk ka pasur pretendim për llogaritjet e ekspertëve”, deklaroi prokurori i dosjes.

Nga shpërthimi i ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008 u vranë 26 persona, qindra u lënduan ndërsa dhjetëra banesa u shkatërruan.

Lidhur me shpërthimin janë dënuar Mihal Deligjorgji e Ylli Pinari ndërsa familjarët e kanë quajtur të pamjaftueshëm dënimin duke kërkuar edhe dënimin e ish-ministrit të Mbrojtjes Mediu.

Çështja po gjykohet në Gjykatën e Posaçme ndërsa Gjykata e Strasburgut pak muaj më parë gjeti shkelje në procedurat e përzgjedhjes së Gërdecit si vendin për fabrikën e demontimit të armëve dhe kërkoi dëmshpërblimin e familjarëve.