Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri.
Kryeministri Fico u qëllua pas një takimi të qeverisë në Handlova, ndërsa policia arrestoi menjëherë autorin, njoftoi të mërkurën agjencia shtetërore e lajmeve sllovake TASR, përcjell CNN.
Gjendja e Ficos nuk u bë e ditur menjëherë, ndërsa shërbimi mjekësor i urgjencës i Sllovakisë tha se dërgoi një ambulancë me helikopter në vendngjarje.
Qyteti Handlova ku ndodhën të shtënat është rreth dy orë me makinë nga kryeqyteti Bratislava. Qeveria ishte aty për një takim jashtë vendit.
Presidentja sllovake Zuzana Čaputová dënoi atë që ajo e quajti një sulm “brutal dhe të pamatur” ndaj Ficos. “Jam i shokuar. I uroj Roberto Ficos gjithë forcën në këtë moment kritik për t’u rikuperuar nga sulmi”, shkroi Čaputová në Facebook.
Fico, një politikan pro-rus që fitoi një mandat të tretë si kryeministër sllovak tetorin e kaluar, ka bërë koalicion disa herë me parti të sanksionuara nga bota perëndimore dhe ka fajësuar “nazistët dhe fashistët ukrainas” për provokimin e Presidentit Vladimir Putin për të nisur pushtimin e Ukrainës, duke përsëritur narrativën e rreme që Putin ka përdorur për të justifikuar luftën e tij. .
Ndërsa ishte në opozitë, Fico u bë një aleat i ngushtë i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, veçanërisht kur bëhej fjalë për kritikat ndaj Bashkimit Evropian.
Fico njihet gjithashtu si armik i betuar i pavarësisë së Kosovës.
Momenti kur kryeministri Fico futet në makinë nga truprojat.
🇸🇰 | URGENTE: Imágenes del primer ministro eslovaco Robert Fico siendo llevado a su coche tras recibir varios disparos en un intento de asesinato. El atacante ha sido detenido. pic.twitter.com/HcxSa1FJZx
— Alerta News 24 (@AlertaNews24) May 15, 2024