Vendosni fjalën kyçe....

Meta: SPAK-u celulë terroriste, Dumani kreu i saj


Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për emisionin “nga Kalaja” në Fax News e cilësoi Prokurorinë e Posaçme, një celulë terroriste.

Ndërsa kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, Presidenti i PL-së e quajti kreun e “celulës terroriste”.

“Absolutisht që në SPAK ka një celulë terroriste. Dhe Altin Dumani është kreu i kësaj celule. Në kuptimin e vërtetë pasi bën presion mbi gjykatat dhe tha publikisht dhe nuk e tha kot që afërmendsh që çfarë vendosim ne vendosin dhe gjykatat. Shumë gazetarë nga këta që dalin dhe thonë jo Meta kështu dhe jo Berisha ashtu, këta janë në dosjet e ‘Metamorfozës’ janë në dosje të tjera dhe SPAK nuk i nxjerr, që numërojnë paratë e kriminelëve. Studiot janë mbushur me njerëz që janë dënuar në të gjitha kohët për mashtrua, për grabitësa, për falsifikuesa etj. në Shqipëri në Kosovë në Belgjikë”-deklaroi Meta.