Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK


 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme ku po merret në pyetje.

Lajmi është konfirmuar nga raportimi i gazetarëve në media.

Ndërkohë disa media kanë raportuar se Balluku është thirrur nga prokurori Dritan Prençi për t’u pyetur në lidhje me inceneratorët.

Kujtojmë që pak kohë më parë përfundoi në pranga krahu i saj i djathë, ish kreu i ARRSH, Evis Berberi.

Evis Berberi bashkë me dy biznesmenë miq të tij ka përfunduan në qeli, pas një kontrolli blic në banesë ku i janë gjetur shuma parash dhe piktura me vlerë disa mijëra euro.

Në njoftimin e SPAK për këtë çështje, thuhet se “Ervis Berberi, fillimisht në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë, më pas në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka kërkuar, ka pranuar dhe ka marrë nga shoqëria “N……. Group”,sh.p.k., (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur shtetasi E. B. ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë “D……. sh.p.k., të kontrolluar prej tij”

Për të kryer transferimin e parave, Berberi ka përdorur kompanitë e dy miqve të tij biznesmenë Valter Begaj dhe Ervis Lame, të cilët janë arrestuar bashkë me të për akuzat e korrupsionit dhe pastrimin e parave.