Vendosni fjalën kyçe....

Preken nga rruga Thumanë-Kashar, 6 familje hipin në tarracat e shtëpive: Do vetëflijohemi nëse s’dëmshpërblehemi, na mashtruan


6 familje banesat e të cilave do prishen si pjesë e projektit Thumanë-Kashar janë ngjitur në tarracat e banesave dhe kërcënojnë se do flijohen.

Ata kanë deklaruar se nuk janë përfshirë në skemën e dëmshpërblimit dhe kanë kërcënuar se do digjen nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Prishja e banesave është parashikuar të nisë ditën e sotme. Banorët kërkojnë dëmshpërblimin e pronës ose banesa të rejaku të fusin kokën.

“Na kanë nxjerrë jashtë. Duam dëmshpërblimin ose banesa. Nuk ikim nga këtu. Kam bërë gati shishen e benzinës do të digjem këtu. Kanë dy muaj që vijnë rreth shtëpisë tonë. Shteti nuk ka marrë asnjë masë. Edhe në komisariat kur kemi shkuar na kanë përzënë. Jemi 6 familje, 40 persona”, ka thënë njëri nga banorët.

Ndërsa një tjetër thotë se janë mashtruar pasi fillimisht u është premtuar dëmshpërblim.

“Në fillim na thanë që do të na shpërblenin pastaj na thanë nuk do të merrni asgjë. Nuk na ka ardhur asnjë njoftim. Erdhi një procesverbal dje që na tha lironi menjëherë shtëpinë. Kërkojmë strehim. Nuk kemi ku të shkojmë, jemi ën qiell të hapur. Kemi fëmijë ku do të jetojnë ata? Ata që paguan morën, ne jo.”