Vendosni fjalën kyçe....

Vota e Diasporës, Bylykbashi: I pranueshëm votimi me postë ndërkombëtare


Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, nënkryetari i PD-së së Rithemelimit Oerd Bylykbashi deklaroi se duhet që të zhduket filtri i votës së diasporës.

Bylykbashi theksoi se janë së paku 1.2 mln shqiptarë jashtë vendit me të drejtë vote.

Ai tha se PD është dakord me një votim me postë, por se kjo postë të jetë ndërkombëtare e jo shtetërore.

Oerd Bylykbashi: Sot sipas Ministrisë së Brendshme kanë të drejtë vote jashtë Shqipërisë rreth 18 mijë persona, ndërsa votues realë janë 1.2 milionë.

18 mijë personat janë individë, që kanë prirje të votojnë PS-në. Ligji lejon edhe votimin me postë, por edhe atë elektronik. Estonia prsh e ka sistemin e votimit tërësisht elektronik dhe e kanë sistemin shumë të mbrojtur, mbetet për t’u parë sesa efektiv mund të jetë mekanizmi. Të zhduket filtri i votës së diasporës. Diaspora të votojë nëpërmjet një poste ndërkombëtare. Ne duam që votimi të bëhet me postë dhe në mënyrë të besueshme, por nuk duam që të bëhet nga Posta Shqiptare, e cila mund të kontrollohet nga qeveria.