Ditën e sotme është duke u zhvilluar mbledhja e grupi të dialogut për Reformën Zgjedhore.
Grupi i dialogut priti në tryezën e diskutimeve edhe kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të diskutuar rreth mundësisë së realizimit të votës së diasporës, rishikimin e strukturës së KQZ dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.
Mbledhja e grupit të dialogut po mbahet me dyer të mbyllura e pa praninë e medias.
Palët i kanë lënë afat vetes që deri më 1 korrik të kenë gati dokumentin e dakordësuar në formën e projekt-ligjit për ta dërguar në Kuvend për votim.