Vendosni fjalën kyçe....

Vrau policin në Fier, asnjë gjurmë nga autori


Nuk ka ende asnjë gjurmë nga autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, krim i ndodhur më 13maj në fshatin Baltëz të Fierit.

Azgan (Asllan) Mërnica e qëlloi efektivin që po shkonte në punë  me një plumb në kokë dhe më pas u arratis.

Forca të shumta të policisë, FNSH-ja e RENEA kanë dy ditë po kontrollojnë fshatrat e zonat ku dyshohet se mund të jetë fshehur Mërnica pas krimit po deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij.

Dyshohet se autori  dhe Cenalia u përplasën për radhën e kalimit me makinë e më pas 23-vjeçari nxorri një pistoletë që mbante me vete duke e qëlluar me një plumb në kokë efektivin.