Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet presidenciale në Meksikë 2024, Claudia Sheinbaum kryeson thellë në sondazhin e fundit


Ish-kryebashkiakja e kryeqytetit meksikan Mexico City dhe kandidatja e partisë në pushtet Claudia Sheinbaum mbajti një epërsi të madhe, megjithëse pak më të ngushtë ndaj rivales të saj përpara zgjedhjeve të vendit që janë më pak se tre javë larg, tregoi një sondazh të martën.

Sheinbaum, një aleate e ngushtë i presidentit Andres Manuel Lopez Obrador që kandidon nën siglën e partisë së tij të majtë, Lëvizja e Rigjenerimit Kombëtar (MORENA), mban gati 49% të votave, tregoi sondazhi i kompanisë Mitofsky për gazetën El Economista.

Rivalja Xochitl Galvez, e cila përfaqëson koalicionin e larmishëm të partive opozitare, e pason atë me rreth 28% të votën.

Sondazhi i Mitofsky në prill kishte treguar se Sheinbaum kishte 51.4% të votave kundrejt 26.7% të Galvez.

Ndërkohë kandidati Jorge Alvarez Maynez i Lëvizjes Qytetare të qendrës së majtë (MC) fitoi terren në muajin e kaluar, nga 9.3% në 10.3%.

Një tjetër 12.7% e personave tq pyetur thanë në sondazhin e majit se ose nuk do votonin, ose nuk kishin vendosur ende përpara zgjedhjeve të 2 qershorit.