Vendosni fjalën kyçe....

Dy vëllezër në SHBA paditen për grabitjen e 25 milionë dollarëve në kriptomonedhë


Dy vëllezër që studiuan në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets u arrestuan të mërkurën në SHBA pasi akuzohen se grabiten kriptmonedha me vlerë 25 milionë dollarë duke shfrytëzuar dobësinë e blockchain-it të kriptos Ethereum.

Prokurorët federalë në Manhattan e quajtën skemën e kryer nga Anton Peraire-Bueno, 24 vjeç dhe James Peraire-Bueno, 28, “një roman” dhe thanë se rasti shënoi herën e parë që një mashtrim i tillë ishte objekt i akuzave penale në SHBA.

Autoritetet thanë se ata kryen grabitjen e tyre të hollësishme në prill 2023, duke vjedhur 25 milionë dollarë nga tregtarët në vetëm 12 sekonda, duke fituar përmes mashtrimit qasje në transaksionet në pritje dhe duke ndryshuar lëvizjen e kriptomonedhës.

“Siç pretendojmë, skema e të pandehurve e vë në pikëpyetje vetë integritetin e blockchain-it”, tha prokurori i çështjes Damian Williams.

Anton Peraire-Bueno u arrestua në Boston i vëllai James Peraire-Bueno u arrestua në Nju Jork. Ata akuzohen për komplot në kryerjen e një mashtrimi e pastrim parash. Avokatët e tyre nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment.

Të dy vëllezërit kishin studiuar në MIT (Massachusetts Institute of Technology) me bazë në Kembrixh, Massachusetts, ku sipas prokurorëve ata studiuan shkenca kompjuterike dhe matematikë dhe zhvilluan aftësitë dhe arsimin te i cili u mbështetën për të kryer mashtrimin.

Aktakuza pretendonte se për muaj të tërë, vëllezërit Peraire-Bueno komplotuan për të manipuluar protokollet e përdorura për të vërtetuar transaksionet e kërkuara për t’u përfshirë në blockchain-in Ethereum, një regjistër publik që regjistron çdo transaksion të kriptomonedhës.

Prokurorët thanë se e bënë këtë duke shfrytëzuar një dobësi në kodin e softuerit të quajtur MEV-boost që përdoret nga shumica e “vlerësuesve” të rrjetit Ethereum, të cilët janë përgjegjës për të kontrolluar nëse transaksionet e reja janë të vlefshme përpara se të shtohen në blockchain.

Prokurorët thanë se pas kryerjes së grabitjes, vëllezërit hodhën poshtë kërkesat për të kthyer fondet dhe në vend të kësaj morën masa për të pastruar dhe fshehur kriptomonedhat e vjedhura.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Reuters

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani