Vendosni fjalën kyçe....

Finalja e Champions League, tifozët e Dortmund duan 400 mijë bileta


Borussia Dortmund ka marrë kërkesa nga rreth 400 mijë tifozë për finalen e Champions League që zhvillohet më 1 qershor në Uembley. Rreth 86 mijë spektatorë pritet të ndjekin finalen në stadiumin më të madh të Anglisë, me çdo skuadër që ka të drejtën për 30% të kapacitetit të stadiumit, që do të thotë se do të ketë rreth 25 mijë spektatorë nga çdo ekip, ndërsa biletat e mbetura do të shkojnë për VIP-at e tjerë dhe sponsorët e UEFA-s.

Borussia Dortmund konsiderohet skuadra me më shumë tifozë në Gjermani. Stadiumi i tyre mban 82.000 spektatorë për lojë dhe biletat e sezonit shpesh shiten muaj pa filluar sezoni.

Dortmund do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të tretë në historinë e saj. Herën e parë në vitin 1997, kur fitoi kupën kundër Juventusit me rezultatin 3-1 dhe në vitin 2013 kundër Bayern Munich, po ashtu në Uembley, ku humbi me rezultatin 1-2.