Vendosni fjalën kyçe....

Klosi “bën bilancin”: Shqiptarët kaluan në Athinë të dielë të jashtëzakonshme me kënge e valle


Deputeti i PD-së Blendi Klosi tha se shqiptarët që shkuan në takimin në Athinë me kryeministrin Rama u tubuan jashtë bindjeve partiake po për flamurin shqiptar.

Sipas Klosit, ata kaluan një të dielë të jashtëzakonshme me këngë, valle e muzikë.

Ndërsa ftoi deputetët e opozitës që të bashkohen në takimet e tjera të parashikuara me shqiptarët në itali, Gjermani e Angli.

“Shqiptarët kaluan një të dielë të jashtëzakonshme me këngë, valle, muzikë. Ata fituan zërin e tyre, kënduan të njëjtat këngë, vallëzuan të njëjtat valle. Ata u mblodhën dhe treguan se janë në të drejtën e tyre për t’u mbledhur. Ata u mblodhën si shqiptarë përtej bindjeve partiake. Zëri që shqiptarët fituan në Athinë shumë shpejt do dëgjohet në Itali, Gjermani e Angli. Si të gjtihë shqiptarët do vojnë mnë ëto takime nën flamurin kuqezi dhe jo bindjeve partiake. Ne duhet të dëgjojmë çdo shqiptar, kudo ai ndodhet.”­ – tha Klosi.