Deputeti i PS-së Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në parlament ka komentuar marrëveshjen për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë.
Gjiknuri theksoi se nga marrëveshja me pensionet mes dy vendeve përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë.
Ai tha se marrëveshja u arrit gjatë qeverisjes së Ramës, pasi ai intensifikoi raporet me Melonin dhe qeveritë e tjera italiane.
“Mbi 500 mijë shqiptarë përfitojnë nga pensionet me Italinë. Shqipëria dhe Italia kanë qenë miq të përbashkët ndër histori. Vetëm gjatë qeverisjes së Ramës, për shkak të marrëdhënieve të veçanta të kryeministrit me Melonit, marrëveshja me pensionet u realizua. Qeveritë shqiptare dhe italiane aty kanë qenë dhe u realizua tani. Kjo është edhe arritje e Ministisë së Jashtme. Një falënderim meriton edhe parlamenti italian. Sfidë mbetet marrëveshja me Greqinë. Marrëveshja mbetet peng e disa gjërave, që duhet të zgjidhen. Kur të përfundojë edhe marrëveshja për pensionet me Greqinë, shqiptarët do ta ndjejnë ndryshimin.” u shpreh deputeti Damian Gjinkuri: