Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja mes Shqipërisë dhe INTERPOL, Naço: Konferenca zhvillohet në Tiranë, marrin pjesë rreth 50 delegacione


Në Kuvend po diskutohet për marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL, mbi Privilegjet dhe Imunitetet për Konferencën e 51-të Rajonale Evropiane, që do të mbahet në Shqipëri, nga data 11-13 qershor 2024

Deputeti i PS Nasip Naço e konsideroi një lajm të mirë mbajtjen e konferencës në Tiranë, ndërsa theksoi se do të marrin pjesë rreth 50 delegacione.

“Lajm i mirë që Interpol zhvillon takime në Tiranë. Rreth 50 delegacione pjesëmarrëse në këtë konferencë. Më lejoni të përcjell konsideratat e mia për këtë konferencë”, tha ai.