Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Asnjë besim te drejtësia me regji, Veliaj peng i aferave të veta


Kreu i Partisë së Lirisë Meta tha sot se nuk ka asnjë besim te drejtësia dhe SPAK-u.

Në një konferencë për mediat ai tha se për sa kohë Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk përballen me drejtësinë, kjo e fundit nuk ka asnjë vlerë.

“Askush nuk pret që Veliaj të tërhiqet vullnetarisht  nga magazine e Jovan Bregut. Ka dhënë 10 milionë metra kartrorë ndërtime ndërkohë që erdhi me premtimin për moratorium.  Pastaj këto çështje 5D, inceneratorët etj tregojnë se ai është peng i aferave të tij. Nuk kemi pritshmëri të madhe te kjo drejtësi e kapur. Nuk kemi besim te drejtësia me regji për sa kohë Edi Rama, Erion Veliaj e të tjerë janë të lirë.” – tha Meta.