Vendosni fjalën kyçe....

Paralajmëron bashkëshorti i yllit të filmave pornografikë që akuzon Trump-in: Po s’u dënua e braktisim SHBA-në


Burri i yllit të filmave pornografikë Stormy Daniels paralajmëroi tha se ka “shumë mundësi” që çifti të largohet nga SHBA-ja nëse Donald Trump lirohet në gjyqin e tij penal ku akuzohet se ka paguar Daniels për të heshtur lidhur me raportin e tyre seksual.

“Unë mendoj se nëse nuk gjendet fajtor, ne duhet të vendosim se çfarë të bëjmë. Një mundësi e mirë është se ndoshta do largohemi nga ky vend,” i tha Barrett Blade prezantuesit të CNN, Erin Burnett të martën.

“Nëse ai shpallet fajtor, atëherë ajo ende duhet të përballet me gjithë urrejtjen. Nuk shoh një situatë ku të gjitha palët fitojnë, gjithsesi.”

Komentet e Blade vijnë pasi Daniels u paraqit në gjykatë javën e kaluar për të dhënë dëshmi mbi lidhjen e saj të dyshuar seksuale me Trump gati 20 vjet më parë.

Daniels tha gjithashtu se Trump e krahasoi atë me vajzën e tij Ivanka, duke thënë: “Më kujton vajzën time. Ajo është e zgjuar, bjonde dhe e bukur dhe njerëzit gjithashtu e nënvlerësojnë atë.”

Ajo dëshmoi se pasi u kthye nga banja në dhomën e hotelit të Trump, e gjeti atë në shtrat, të veshur me pantallona të shkurtra boksieri dhe një bluzë. Daniels tha se ajo u përpoq të largohej, por Trump qëndroi mes saj dhe derës.

Daniels dhe Michael Cohen, ish-avokati i Trump, janë në qendër të çështjes historike kriminale kundër Trump. Prokurorët pretendojnë se Cohen dyshohet se ka punuar së bashku me botuesin e tabloidit David Pecker për të bllokuar histori të pafavorshme që do të ndikonin potencialisht në kandidaturën presidenciale të Trump në vitin 2016 dhe se Cohen lehtësoi një pagesë prej 130,000 dollarësh për Daniels pak para zgjedhjeve.

Ekipi mbrojtës i Trump u përpoq të diskreditonte Daniels, me avokaten Susan Necheles në një çast tha: “Ju keni shumë përvojë në shtirje duke i shfaqur si të vërteta skenat seksuale që luan në filmat pornografikë.”

“Unë nuk do thoja të njëjtën gjë. Seksi në filma është shumë i vërtetë, ashtu si ajo që më ndodhi në atë dhomë hoteli.” – u përgjigj Daniels.