Vendosni fjalën kyçe....

“Po na vdesin dëshmitarët e masakrave në Çamëri” Idrizi: Rama në Athinë tha një të vërtetë të madhe për ligjin e luftës


Shpëtim Idrizi në fjalën e tij në Kuvend diskutoi në lidhje me marrëveshjen e pensioneve me Italinë, ndërsa tha se duhet një marrëveshje e tillë edhe me Greqinë, pasi nuk është e drejtë që edhe pse kanë kontrubuuar prej kaq vitesh, emigrantët shqiptarë atje të të rrezikojnë të mbeten pa pensione.

Idrizi pohoi se kryeministri Rama në takimin në Athinë tha një të vërtetë për ligjin e luftës i cili mbahet ende në fuqi nga pala greke, pasojat e të cilit bien mbi minoritetin shqiptar atje, që mbi të gjitha as nuk njihet nga shteti grek.

“Një ngjarje e rëndësishme për mijëra shqiptarë të cilëve ne ën këtë sallë i detyrohemi shumë në 30 vite për kontributet në familjet e tyre.

Duhet të jem mirënjohës për qeverinë italiane. Të njëjtin vend mik presim të tregohet edhe nga qeveria greke, sepse shqiptarët kanë kontribuuar në sistemin e tyre të sigurimeve shoqërore dhe nuk është e drejtë të rrezikojnë të mbeten pa pension.

Skema në vend nuk mbahet më me subvencion nga shteti. Shqipëria duhet t’i kthehet prodhimit.

Sot dua të ndalem, duke marrë shkas nga vizita e Ramës në Athinë. Ishte një vizitë e pazakontë, sepse prej një viti mediat folën për një njeri me tre emra, ka një vendim të formës së prerë të gjykatës së Vlorës për poshtërim të shtetit tonë dhe i fundit për krime elektorale. Ndërsa një pjesë thonë se SPAK është treguar i një anshëm. SPAK i ka mbyllur dosjen Belerit. Prej një viti jemi shurdhuar nga zhurma e Greqisë për Belerin, kjo Greqia është i njëjti vend që nuk njeh asnjë minoritet. Kemi heshtur paturpësisht për shkeljen e të drejtave të njeriut

Sikur në të kishim bërë për Çamërinë atë që Greqia bëri për Belerin, do ishim krenarë për vendosjen e drejtësisë në atë pjesë të Shqipërisë që u vra e u përzu.

Rama në Athinë tha një të vërtetë të madhe që na është fshehur deri tani, që është në fuqi ligji i luftës dhe pasojat e saj. Si është e mundur që pas 84 vitesh Greqia mban në fuqi këtë ligj që edhe ministri grek e quajti një skizofreni ballkanike.

Po na vdesin dëshmitarët e masakrave në Çamëri”, tha ai.