Vendosni fjalën kyçe....

“Thuaj marshalla, kape hundën” – Ish-minatorët protestë para parlamentit, ndalojnë Braçen (Video)


Ashtu si të enjten e shkuar, ish-minatorët po zhvillojnë një protestë para parlamentit. Ata kanë ndaluar deputetin e PS-së Erion Braçe që po i drejtohej sallës duke i thënë se merrnin pension qesharak.

Ish-minatorët kërkojnë prej vitesh miratimin e statusit. Ata kanë zhvilluarprotesta të shumta para kryeministrisë e parlamentit.

“Pensioni ynë nuk duhet të jetë nën 700 mijë lekë…Marrim pension qesharak…Për këtë pjesë, të rujt Zoti. Thuaj marshallah, kape hundën.” – dëgjohen të thonë ata.