Kryeministri Edi Rama njoftuar takimin e radhës në kuadër të turit të takimeve me diasporën.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka njoftuar se me 26 maj do të zhvillohet takimi në Itali.
“SË SHPEJTI🦅🦅🦅🦅🦅
26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano🇦🇱❤️🇮🇹
*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy”, shkruan ai.
Pas Milanos, Rama pritet të takohet dhe me shqiptarët në Londër dhe ata në Mynih”. – shkruan Rama.
Kujtojmë që turi i kryeministrit Rama në Greqi është kritikuar ashpër nga opozita, ndërsa sot Rithemelimi nëpërmjet Sekretarit për Diasporën Indrit Hoxha, ka depozituar një padi në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me turin që ka ndërmarrë për takimet me emigrantët e diasporës, me arsyetimin se Rama po harxhon mbi 2 mln euro nga buxheti i shtetit për realizimin e këtij turi.