Vendosni fjalën kyçe....

Ushtria izraelite vret gabimisht 5 ushtarë të saj


Izraeli njoftoi sot se pesë trupa të tyre u vranë gabimisht në një betejë në Gaza.

Më shumë se shtatë muaj pas konfliktit të shkaktuar nga sulmi i Hamasit të 7 tetorit, forcat izraelite po vazhdojnë të luftojnë kundër militantëve palestinezë në Rafah dhe në zona të reja të Gazës.

Ushtria tha se pesë ushtarët u vranë kur dy tanke izraelite qëlluan gabimisht me predha një ndërtesë ku ndodheshin trupat e tyre.
“Pesë ushtarë të Batalionit 202 të Parashutistëve u vranë mbrëmë në një incident me viktima masive si rezultat i zjarrit të forcave tona”, deklaroi ushtria, duke shtuar se shtatë trupa të tjerë u plagosën, shkruan The Daily Beast.

Luftimet e ashpra janë ndezur sërish në veri pas paralajmërimeve të ushtrisë për “përpjekje të Hamasit për të rindërtuar aftësitë ushtarake” muaj pasi Tel Avivi kishte deklaruar se kishin eliminuar militantët e grupit palestinez.

Fokusi kryesor i ushtrisë ka qenë Rafah pranë kufirit egjiptian, ku kryeministri Benjamin Netanyahu ka urdhëruar një ofensivë në kundërshtim me paralajmërimet e SHBA-së se më shumë se një milion civilë të strehuar atje mund të vriten.

Netanyahu të mërkurën argumentoi se “ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë” dhe këmbënguli se evakuimet masive atje kishin shmangur një “katastrofë humanitare” shumë të frikshme.

Uashingtoni mbështetësi kryesor politik, diplomatik dhe ushtarak i Izraelit për një kohë të gjatë i ka kërkuar vazhdimisht aleatit që të ndërmarrë hapa më të mëdhenj për të mbrojtur dhe ndihmuar civilët dhe të bëjë një plan të pasluftës për Gazën për të shmangur përfshirjen në një fushatë të gjatë kundër kryengritjes.