Vendosni fjalën kyçe....

4 vjet nga shembja e Teatrit, Blushi: Krimi ka emra, koha që të japin llogari po afron


Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka sjellë në vëmendje shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar 4 vjet më parë, pas një aksioni të dhunshëm të forcave policore, ndaj një grupi artistësh dhe qytetarësh që tentuan të mbronin godinën.

Blushi në reagimin e tij shprehet se sot nuk kemi as “Teatër të ri” dhe as Drejtësi për urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij akti kriminal.

Reagimi nga Tedi Blushi

Si sot, katër vite më parë, nëpërmjet një akti taleban të pabesë, në mes të errësirës dhe në kulmin e pandemisë, u shemb barbarisht në zemër të Tiranës, godina historike e Teatrit Kombëtar.

Sot nuk kemi as “Teatër të ri” dhe as Drejtësi për urdhëruesit dhe zbatuesit e këtij akti kriminal!

Nuk ka as përgjigje mbi arsyet e emergjencës të shembjes!

Por ky krim ka emër dhe mbiemër: “Prindi 1” – Edi Rama dhe “Prindi 2” – Erion Veliaj!

Koha që të japin llogari po afron!

Drejtësia që do të shembë Tiraninë do të rivendoset mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar!

Mirënjohje “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, të gjithë artistëve jonkonformistë, gazetarëve të pavarur, intelektualëve dhe mijëra qytetarëve, të cilët u shndërruan në simbole frymëzuese të rezistencës ndaj arbitraritetit, korrupsionit dhe dhunës shtetërore duke zgjuar ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare nga internacionalja e surrogacisë.

Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte!