Vendosni fjalën kyçe....

Artistja Adela Osmani krah yjeve botërore në Festivalin e Filmit në Kanë, merr pjesë në ngjarjen më të rëndësishme të artit


Artistja Adela Osmani do marrë pjesë në Bienalen Ndërkombëtare të Arteve të Bukura në Kanë nga 17 deri më 19 maj 2025. Artisja e re tejet e talentuar ka marrë një nga lajmet më të bukura dhe të rëndësishme të karrierës ku do prezantojë artin e saj gjatë Festivalit prestigjioz të Filmit në Kanë.

“Një ndër ngjarjet më të rëndësishme kinematografike të botës. Një mundësi unike për të shfaqur artin tim gjatë një prej ngjarjeve më të rëndësishme në botën e kulturës. Ku tjeter më mire se në Kanë.” – shprehet ajo.

Artistja e re ka një aftësi unike për të bërë bashkë shërimin terapeutik me mjeshtërinë artistike, duke arritur të krijojë një hapësirë që është njëkohësisht mahnitëse dhe transformuese.

Rrugëtimi i saj, i shënjuar nga ekspozita në galeritë më prestigjoze në botë, është dëshmi e talentit dhe vizionit të saj të përsosur.

Arti i Adela Osmanit nuk kufizohet vetëm në pikturë. Punët e saj transmetojnë energji të thellë terapeutike, duke u ofruar shikuesve një përvojë magjepsëse shëruese, që tejkalon format tradicionale të artit. Puna e saj ofron simfoni ngjyrash, teksturash dhe ndjesish, e krijuar për të qetësuar shpirtin dhe dhuruar emocione pozitive.

Vetë artistja e re  e përshkruan artin e saj më shumë se një kënaqësi pamore duke e etiketuar si një udhëtim të vetëzbulimit dhe ripërtëritjes. Veprat e saj i ftojnë shikuesit që t’i kundrojnë nga brenda, të gjejnë paqen dhe forcën brenda vetes.