Vendosni fjalën kyçe....

Balla në Spanjë, firmos memorandumin për ngritjen e një strukture hetimore kundër drogës


 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe homologu i tij spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, gjatë takimit të zhvilluar në Madrid kanë firmosur edhe morandumin për ngritjen e një grupi të ri të përbashkët hetimor në luftën kundër trafikut të drogës.

“Kemi çuar në një nivel tjetër bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Spanjës dhe përmes saj me Policinë Kombëtare Spanjolle, përsa i përket luftës kundër krimit të organizuar, luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike, trafikut të paligjshëm të migracionit dhe po ashtu për të krijuar grupe të përbashkëta pune mes të dy policive tona sa i përket indentifikimit të personave të përfshirë në aktivitete kriminale në të dy vendet tona qofshin këta shqiptarë që jetojnë në apo janë të përfshirë në aktivitete kriminale që ndodhin në Spanjë.

Po ashtu edhe për qytetarët spanjollë, të cilët mund të kryejnë aktivitete kriminale në shqipëri dhe po ashtu dhe në një nivel më të gjerë duke përfituar edhe nga fakti se Spanja ka një lidhje të fort me me vendet e Amerikës Latine për të përdorur komunikimin që ka pala spanjolle me këto vende në funksion të identifikimit të qytetarëve shqiptarë të përfshirë në aktivitete kriminale në këto vende dhe që lidhen kryesisht dhe me korridoret ndërkombëtare të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sikurse e ndoqët ka qenë një takim i gjatë edhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Kombëtare duke hyrë në detaje konkrete, madje edhe në emea konkret në mënyrë që ne të kemi mundësinë që të intensifikojmë luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar”, tha Balla.

Në vijim ai shtoi se në Europë ka tashmë një koalicion europian në luftën kundër krimit të organizuar ku Spanja luan një rol të rëndësishëm dhe edhe kjo marrëveshje i shërben pikërisht intensifikimit të punës së përbashkët sa i përketë operacioneve dhe hetimeve gjithëpërfshirëse kundër grupeve kriminale që zhvillojnë aktivitetin e tyre jo vetëm në Spanjë, por në gjithë Europën dhe në këtë kontekst mendoj që rezultatet e arritura deri më tani fal këtij bashkëpunimi operacionet e përbashkëta edhe në kuadër të EUROPOL-it dhe të INTERPOL-it janë një sër operacionesh që mumd t’ua vemë në dispozicion, pikërisht për rezultate që ato kanë pasur dhe do të vazhdojmë ta intensifikojmë bashkëpunimin.

“Kemi folur dhe për migracionin e paligjshëm, është një orej sfidave më të rëndësishme me të cilat përballet Europa dhe po ashtu edhe për çështje të tjera bashkëpunimi dy palësh”, deklaroi Balla pas takimit.

Balla shprehu vlerësime për Prokurorinë e Posaçme për hetimet e përbashkëta.

“Falënderoj po ashtu edhe ekipet e Policisë së Shtetit, të cilat janë marrë me zbatimin dhe pjesën tjetër hetimore që lidhet me mbarëvajtjen e këtij operacioni.

Është një operacion i rëndësishëm, i cili do thosh ndërlidhet edhe me atë që po ju thoja pak më parë, sepse bëhet fjalë për personazhe të krimit në Shqipëri, të cilët nuk kanë zhvilluar dhe zhvillojnë aktivitetin e tyre kriminal vetëm në Shqipëri, por bëhet fjalë për aktivitete kriminale të zhvilluar në disa vende europiane apo përfshirë edhe Spanjën në fakt, që uroj që operacione të tilla të vijojnë të konsolidohen edhe më tej për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë së elementeve të grupeve kriminale dhe kështu i kthejmë përgjigje të gjithë atyre që shpesh herë pyesin “po kokat, po kokat”, besoj që ky është një prej atyre rasteve që flet vetë”, theksoi ministri i Brendshëm.

Letra e Qëllimit e fimosur mes dy ministrive të Brendshme synon rritjen e bashkëpunimit operacional në luftën kundër trafikut të drogës. Do të kriohet një grup të ri i përbashkët hetimor i specializuar në luftën kundër trafikut të drogës.

Gjithashtu marrëveshja parashikon bashkëpunimin në luftën kundër tregtimit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, në sektorin e krimit kibernetik, antiterrorizmit etj.