Vendosni fjalën kyçe....

Balla nga Spanja: Aksioni i SPAK-ut përgjigje për ata thonë pse nuk goditen kokat e krimit


Ministri i Brendshëm Balla ka komentuar nga Spanja aksionin e SPAK-ut, ku u lëshuan 50 urdhërarreste për emra të njohur të botës së krimit, dy familjarë të deputetit të PS-së Eduard Ndreca e ish-deputetin e PS-së Arben Ndoka.

Balla ndodhet në Spanjë për një takim me homologun e tij ndërsa tha se operacioni i SPAK është një përgjigje për të gjithë ata që thonë pse nuk preken kokat e krimit.

“Përgëzoj SPAK dhe prokurorët që kanë drejtuar hetimin. Falendëroj Policinë e Shtetit, është një operacion që ndërlidhet me personazhe të krimit në Shqipëri që janë aktiv jo vetëm në Shqipëri por edhe në disa vende europiane përfshirë edhe Spanjën. Operacione te tilla të vijojnë të konsolidohen për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është një përgjigje për ata që thonë “po kokat po kokat pse nuk goditen”, tha Balla.

Ndër 50 urdhërarrestet e SPAK-ut janë zbardhur disa emra të njohur si: Leonard e Erlis Duka, Astrit e Altin Avdylaj, Valter e Durim Bami, Durim Bami, Endrit Dokle, Plarent Dervishaj, Arben Ndoka, ish-deputet i PS, Xhevi Ndoka në burg, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka,  Fatmir Hyseni, Albert Zaja, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca,  Elvis Ndreca, djali i xhaxhait të deputetit të PS, Eduard Ndreca e Miri Bruli.