Florida do eliminojë ndryshimin e klimës si një prioritet në marrjen e vendimeve të politikës energjetike, pavarësisht kërcënimeve me të cilat përballet nga uraganet e fuqishme, nxehtësia e skajshme dhe përkeqësimi i lulëzimit të algave toksike.
Të mërkurën, guvernatori i shtetit, Ron DeSantis, nënshkroi legjislacionin, i cili do hyjë në fuqi më 1 korrik. Masa gjithashtu heq shumicën e referencave ndaj ndryshimeve klimatike në ligjin e shtetit, ndalon turbinat e erës në det të hapur në ujërat shtetërore dhe dobëson rregulloret mbi natyrën tubacionet e gazit.
“Legjislacioni që nënshkrova sot do mbajë mullinjtë e erës larg plazheve tona, gazin në rezervuarët tanë dhe Kinën jashtë shtetit tonë,” tha guvernatori, sipas “Florida’s Voice”, që ishte e para që raportoi se ai kishte nënshkruar projektligjin.
“Ne po rivendosim prioritete në qasjen tonë ndaj energjisë dhe po hedhim poshtë axhendën e zelotëve radikalë të gjelbër.”
Mbështetësit thonë se ligji i ri ndihmon shtetin t’i japë përparësi një shqetësimi të banorëve të Floridas – përballueshmërinë e energjisë, për të cilën ata thonë se kërcënohet nga rregullimi i tepruar.
Por disa avokatë të klimës thanë se masa është kryesisht simbolike dhe do kishte pak efekt në zhvendosjen e Floridës drejt energjisë së rinovueshme. Energjia diellore po lulëzon në shtet dhe, megjithë dëshirën e ligjvënësve republikanë për të frenuar ndërtimin e turbinave me erë, kjo gjë zor se mund të ndalet.