Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk është përgjegjësi dhe faji i tij që qeveria shembi Teatrin Kombëtar, ndërsa nënvizoi faktin se nuk e ka tradhtuar këtë kauzë.
Në një konferencë për mediat, Basha tha se ai ka qenë dhe është pro Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Pyetje: 17 maj 2020 Shqipëria u zgjua pa teatrin. Ju jeni zotuar se kjo ajo godinë nuk do të shembej dhe do të duhej që të kalonin mbi trupin tuaj. Por ai u shemb. A e tradhtuat kauzën për teatrin?
Basha: Premisa e pyetjes suaj është e gabuar kemi mbështetur protestat për mbrojtjen e Teatrit. Kemi qenë krah tyre. Të kërkosh përgjegjësinë e nga opozita se pse qeveria e shembi teatrin, kjo është ose naivitet, ose ligësi.
Po ashtu Basha u pyet edhe se sa përgjegjësi ka për faktin se ai është produkt i kësaj politike.
“Produkt i kësaj politike 34-vjeçare jeni dhe ju. Ajo që bën diferencën është qëndrimi dhe rekordet që ka secili prej nesh. PD dhe unë si kryetar i saj, sot qëndrojmë për një agjendë reformuese. Sot vuajmë pasojat e tekave të kryeministrit dhe disa ministrave, të një grupi njerëzish që Shqipërinë e trajtojnë si pronë private. Në rekordin tim personal dhe të PD qëndrojnë përpjekje të vazhdueshme për të shkëputur Shqipërinë nga krizat ciklike. PD ka hedhur hapa konkrete për t’i dhënë fund kësaj politike me pasoja fatale. Dy janë shtyllat kryesore për t’i dhënë fund kësaj politike; transparenca dhe barazia para ligjit. Ne kemi kërkuar dhe kemi bërë betejën dhe në disa raste ia kemi dalë, që të vijojë bërja e drejtësisë. Ndaj kemi propozuar ligjin për vettingun apo heqjen e imunitetit për politikanët.”, pohoi Basha.
Pyetje: Sa e moralshme është kjo që thoni kur e gjithë beteja juaj kundër këtij establishmenti kanë nisur kur janë cekur interesat tuaj personale. Ju keni bashkëpunuar me Metën, Berishën prej 2005. Tashme kur PD nisi përçarjen, ju nisët akuzat kundër të treve, konkretisht kundër Metës dhe Berishës, që i keni pasur bashkëpunëtorë. Sa e moralshme është kjo?
Basha: Duhet të diferencoheni mes një njeriu që ka qenë kryeministër apo president. Diferencimi me këtë kulturë politike kemi bërë dhe kur kemi qenë në qeverisje. Kjo na bashkon se kemi bërë përpjekjet tona. Kemi një sens reflektimi. Ky sens nuk na çon kokëulur te cilido padron, por na çon te listat e hapura. PD në përgjithësi dhe në lidershipin tim, ka qëndruar koherente sa i takon qëndrimeve të saj.