Pas shkarkimit të Masimiliano Alegrit nga stoli i Juventusit, drejtuesit e klubit thuajse i kanë besuar drejtimin e ekipit Tiago Motës.
Ai do mbërrijë në Torino në qershor për të marrë frenat e bardhezinjve që duhet thënë nuk u paraqitën mirë në sezonin që sapo u mbyll.
Për dy ndeshjet e fundit të sezonit ekipi pritet të drejtohet nga Paolo Montero, ish-mbrojtës i bardhezinjve, tashmë trajner i ekipit U19 të Juventusit.