Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni hetimor për Shëndetësinë, Ndreca: Për sterilizmin ta shtrijmë hetimin prej vitit 2009


Komisioni Hetimor i Shëndetësisë i është kthyer normalitetit. Pasi është rënë dakordësia për rendin e ditës, kryetarja e këtij komisioni i ka dhënë fjalën nënkryetarit, Plarent Ndreca.

Mazhoranca është kthyer në tryezën e diskutimeve me opozitën dhe palët kanë rënë dakord për miratimin e planit hetimor. Ndreca deklaroi në mbledhjen e sotme të këtij komisioni hetimor duhet ta shtrijë periudhën për kontratën e shërbimit të sterilizimit prej vitit 2009.

“I kemi sheshuar të gjitha çështjet, problematikën që mendonim se ishte më parë. Në varësi të hapit numër 2 mund të ketë edhe kërkesa të tjera shtesë”, tha Vokshi.

“Ne vlerësojmë që kontrata e sterilizimit duhet hetuar në gjithë kontekstin paraprak të kësaj kontrate. Komisioni duhet të ketë informacion të plotë deri në momentin që është lidhur kontrata. Kontrata është lidhur në tetor 2009. Kështu që ne mendojmë se duhet vlerësuar e gjithë panorama. Të kemi informacion para lidhjes së kontratës, në momentin e lidhjes dhe pas lidhjes së kontratës.

Ka pasur një kontratë për sterilizimin dhe komisioni duhet të ketë informacion të plotë dhe pse ka mbërritur në këtë vendimmarrje. Duhet të vlerësohet gjerë vendimmarrja e qeverisë shqiptare për kontratat. Duhet të kemi informacion të plotë për atë se çka ka ndodhur për lidhjen e kontratës. Të jetë një hetim i plotë.”, tha ai.