Vendosni fjalën kyçe....

Kush është “Miza”, i burgosuri francez që u arratis në pritën vdekjeprurëse ku u vranë dy policë


Një episod i rrallë dhune ndodhi në Normandi në Francën veriore të martën, kur persona të armatosur i zunë pritë një autokolone që po transportonte një të burgosur të njohur si “The Fly”.

Sulmi ndodhi ndërsa i burgosuri Mohamed Amra, 30 vjeç, po transportohej nga një seancë gjyqësore në Rouen në një burg aty pranë në Évreux dhe ka çuar në një gjueti masive për kapjen  e autorëve.

Karvani i burgut po lëvizte në një autostradë kur u sulmua me armë zjarri, duke shkaktuar vdekjen e dy rojeve të burgut, ndërsa tre të tjerë u plagosën rëndë.

“I njohur” për autoritetet

Mohamed Amra, i mbiquajtur “La Mouche” ose “Miza”, është shumë i njohur për sistemin e drejtësisë franceze, pasi ka gjithsej 13 dënime, sipas prokurores së Parisit, Laure Beçuau.

Një gjykatë gjyqësore në Marsejë po heton aktualisht Amra-n për një sërë veprash, duke përfshirë bashkëpunimin në vrasje me paramendim në një bandë të organizuar, bashkëpunim në rrëmbim dhe pengmarrke, sipas Beçuau. 30-vjeçari ka lindur në qytetin verior të Francës, Rouen dhe dënimin e parë e ka në vitin 2009, kur ishte vetëm 15 vjeç.

Beçuau tha se shumica e dënimeve të tij ishin dhënë nga gjykatat në Francën veriore, por ai gjithashtu kishte vuajtur dënimin në burgjet e Parisit dhe Marsejës. Ajo tha se shumë nga dënimet e tij ishin për vjedhje.

“Deri më sot, në dosjen e tij kriminale nuk përmendet asnjë dënim për trafik ose shitje lëndësh narkotike”, tha ajo.

Burimet policore thanë për Reuters se Amra ishte një lojtar i nivelit të mesëm në tregtinë e drogës në Francë, me lidhje me bandën e fuqishme “Zizakët” e Marsejës. Zyra e prokurorit të Parisit tha se ai ishte paditur nga prokurorët në Marsejë, epiqendra e tregtisë së drogës në Francë, për vrasje.

Amra u dënua për vjedhje nga një gjykatë në Evreux më 10 maj dhe po mbahej në burgun Val de Reuil. Disa ditë para arratisjes së tij, ai ishte përpjekur të arratisej nga qelia, thanë zyrtarët.

Të martën në mëngjes, Amra ishte duke shkuar për t’u marrë në pyetje kur kolona e tij me dy automjete iu afrua një kabine ku paguhet taksa e rrugës në Incarville në rajonin Eure të Francës veriore.

Në orën 10:57 të mëngjesit, një makinë Peugeot që ishte vjedhur disa ditë më parë u përplas në pjesën e përparme të një prej furgonëve të burgut, tha Beçuau. Burra të armatosur zbritën nga makina Peugeot, ndërsa pak çaste më pas atyre iu bashkuan edhe disa të tjerë që erdhën me një makinë Audi, të cilët hapën zjarr ndaj dy furgonëve. Dy oficerë u vranë dhe tre u plagosën rëndë. Sulmuesit më pas u larguan me shpejtësi me Amra-n.

Dy automjete të djegura që u gjetën aty pranë tani po i nënshtrohen ekzaminimit, tha Beçuau.

Dega e CNN në Francë, BFMTV, raporton se 30-vjeçari është një bos i dyshuar i lëndëve narkotike. Avokati i Amra-s, Hugues Vivier, e ka hedhur poshtë këtë gjë. Beçuau u tha gazetarëve se rekordi kriminal i Amra nuk përmban asnjë dënim për vepra të lidhura me drogën.

Më 10 maj, Amra u shpall fajtore për akuzën e vjedhjes nga një gjykatë në Évreux, duke rezultuar në një dënim me burg prej 18 muajsh.

Ai është gjithashtu nën hetim në Marsejë për një rrëmbim që çoi në vdekje, tha Beçuau. Si pjesë e deklaratës së tij mbrëmë, Beçuau tha se Amra ishte vendosur nën nivelin e tretë të sigurisë – që do të thotë se ai nuk ishte një i burgosur i sigurisë së lartë. Kjo është arsyeja pse vetëm pesë oficerë u përfshinë në shoqërimin e tij nga gjykata për në burg.

Në një intervistë në radion franceze, nëna e Amra-s tha se ajo u shpërtheu nëlot kur dëgjoi për pritën vdekjeprurëse.

 “U dërrmova, qava. Vërtet nuk isha mirë. Si mund të merren jetë njerëzore kështu?”, tha ajo për rrjetin radiofonik të Francës RTL.

Kërkimi për autorët

Një gjueti masive është nisur për të gjetur Amra-n dhe personat e armatosur që sulmuan karvanin e policisë.

Interpoli lëshoi ​​një njoftim të kuq – një kërkesë për zyrtarët e zbatimit të ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person – për Amra.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin tha në X se ai ka mobilizuar xhandarmërinë kombëtare dhe “disa qindra” oficerë policie për kapjen e autorëve.

Ministri francez i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti u tha gazetarëve se incidenti ishte hera e parë që një punonjës francez i burgut vdiste në detyrë që nga viti 1992.

Presidenti francez Emmanuel Macron shkroi në X se “po bëhet çdo përpjekje për të gjetur autorët e këtij krimi në mënyrë që drejtësia të vendoset në emër të popullit francez”.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e CNN

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani