Aleks Marku, 40-vjeçari që mbajti peng fëmijët me kallashnikov në një banesë me qira tek Shkëmbi i Kavajës, ka dalë sot përpara Gjykatës së Durrësit. Marku u vetëdorëzua pas disa orësh negociata me Forcat RENEA. Në seancën e sotme gjykatësi Shkëlzen Liçaj vendosi masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për 40-vjeçarin.
Pas një debati me gruan, ai mori fëmijët e mitur në apartamentin me qira në Shkëmbin e Kavajës, duke qëlluar me kallash nga banesa. Aleks Marku doli më pas nga banesa i shoqëruar nga forcat RENEA, ndërsa fëmijët e tij ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Në seancën e sotme të vendosjes së masës së sigurisë, gazetarët nuk janë lejuar të qëndrojnë në sallë, pasi siç bëhet me dije, Marku ka ‘trauma’ prej tyre në lidhje me titujt e lajmeve në portale apo media të cilat kanë qenë negativiste ndaj tij.