Prej orëve të para të mëngjesit, me urdhër të SPAK po zhvillohet një aksion në disa qytete, përfshirë edhe Lezhën.
Forcat e policisë kanë zbarkuar në Lezhë në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve). Policia po ushtron kontrolle në një pallat në Lezhë, informon gazetari Elvis Hila.
Sipas burimeve po ekzekutohen disa vendime të SPAK miratuar nga GJKKO. Ende nuk dihet se për hetimi bëhet fjalë.