Vendosni fjalën kyçe....

Megaoperacioni i SPAK/ Shoqërohen vëllai dhe djali i xhaxhait të deputetit socialit Eduard Ndreca


Burime mediatike bëjnë me dije se nga urdhrat e sotëm të aksionit të SPAK-ut janë shoqëruar Elvis Ndreca dhe Armando Ndreca.

Ndërkaq vijojnë kontrollet në lagjen “Nënë Tereza”.

Pas arrestimit me bujë disa javë më parë, Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca u lirua nga qelia më 13 prill.

Pavarësisht se prokuroria e Lezhës kërkoi arrest me burg për Armando Ndrecën, vëllain e deputetit të PS, Eduart Ndreca, gjykata vendosi ta lirojë nga qelia duke u mjaftuar me caktimin e masës “detyrim paraqitje” ndaj tij.

Arrestimi i Armando Ndrecës, mësohet se është bërë në kuadër të komunikimeve me telefon që ka pasur me dy të arrestuarit e tjerë Armel Nikduajn dhe Elvis Shpellzain të cilët akuzohen se kishin kthyer një stan në “fermë kanabisi”.

Gjykata e vlerësoi si të paligjshëm ndalimin e Ndrecës, i cili sipas prokurorisë u bë me këmbënguljen e prokurorisë bazuar në përgjimet e bëra ndaj të arrestuarve.