Janë arrestuar dy persona për të cilët Prokuroria e Posaçme lëshoi urhdër-arreste por të cilët nuk rezultonin brenda kufirit të Shqipërisë.
Shtetasi Denis Meta u arrestua në Spanjë në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre spanjolle.
Ndërsa Arjan Turku u arrestua në Itali.
Denis Meta nuk është një emër i panjohur për organet e rendit dhe drejtësisë, pasi në vitin 2018 së bashku me një shtetas tjetër u arrestuan në Durrës me drogë dhe armë.
Arjan Turku ka qenë më herët i arrestuar në Itali në vitin 2022.