Gjashtë persona u vranë dhe dy u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një takim fushate politike në Chiapas, Meksikë të enjten, sipas një deklarate nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit.
Një hetim paraprak zbuloi se vdekjet ndodhën pas një përplasjeje mes civilëve të armatosur gjatë një veprimtarie të fushatës elektorale ku mori pjesë një kandidat për presidencën komunale të La Concordia për Partinë Popullore, Lucero López Maza.
Deklarata nuk specifikoi nëse López Maza ishte mes viktimave. Megjithatë dhuna politike është rritur në të gjithë vendin ndërsa Meksika po shkon drejt zgjedhjeve të saj më të mëdha në histori më 2 qershor.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm tha se tre nga viktimat, njëri prej të cilëve ishte i mitur, ishin gra dhe tre burra. Të gjithë vdiqën nga plagët me armë zjarri.
Hetimet vijojnë ndërsa policia po heton për identiffikimin dhe vendndodhjen e autorëve.
Dhuna ka qenë në rritje në shtetin jugor, i cili kufizohet me Guatemalën, pasi kartelet luftojnë për kontrollin e rrugëve fitimprurëse tëe kontrabandës së emigrantëve dhe drogës. Në fillim të kësaj jave, njëmbëdhjetë persona u vranë në të shtëna masive në komunën fqinje të Chicomuselo, tha prokurori i shtetit.
Karteli Sinaloa dhe Karteli i Gjeneratës së Re Jalisco janë përfshirë në një luftë për terren në zonë, me qindra të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në janar.