Vendosni fjalën kyçe....

Sako “kyç gojën” pas daljes nga SPAK: Do ruaj sekretin hetimor


Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako nuk ka dhënë shumë hollësi pas daljes nga SPAK, ku qëndroi më shumë se dy orë.

Ajo tha se do ruajë sekretin hetimor ndërsa nënvizoi se vajtje nuk kishte të bënte me detyrën si kryebashkiake e Durrësit.

Sako ka dhënë përgjigje mohuese kur është pyetur nëse është thirrur për inceneratorin e Tiranës.

Më herët në SPAK për inceneratorin e Tiranës ishte edhe Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.