Vendosni fjalën kyçe....

Tre efektivë mes 50 urdhërarresteve të SPAK-ut


Tre efektivë policie janë mes 50 urdhërarresteve të firmosur nga SPAK në një operacion masiv kundër krimit të organizuar.

Bëhet fjalë për Ergert Mitrin, i cili ka qenë drejtues në policinë e Lezhës, Klodian Jasharin dhe Altin Morinën, raporton BW.

Ky i fundit ish-efektiv i RENEA-s u kap me 113 mijë euro në një mjet luksoz tip “Audi” në mars 2023.

Por ai u lirua sërish pasi deklaroi se shumën e parave ja mori borxh një biznesmeni për probleme personale dhe se këto para nuk i kishte përfituar nga aktivitete kriminale.