Kryeministri Edi Rama në Podcastin e tij, ku kishte të ftuar këngëtarin Frederik Ndoci, tha ndër të tjera se Sali Berisha nuk donte që të burgosurit politikë të liroheshin.
“Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasem Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur”, pohoi Rama.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Ai shprehet se Rama është një shpifës i shpërfytyruar. Sipas tij, Rama duhet të dënojë firmën për varje të babait të tij biologjik.
Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Reagim!
Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!
Sot Edi Rama nxorri në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik.
Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik. Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.
Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste. #sb