Vendosni fjalën kyçe....

Gjallë a vdekur, Netanyahu zotohet t’i kthejë të gjithë trupat izraelitë


Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit, u shpreh se është i përkushtuar që të kthejë pengjet e rrëmbyera nga Hamasi më 7 tetor 2023, qofshin gjallë a vdekur. Njoftimi i tij vjen pasi forcat izraelite kishin gjetur trupat e tre pengjeve të rrëmbyer gjatë ditës së djeshme.

Kryeministri u shpreh se ishte i pikëlluar për familjet e të ndjerëve: “Unë dhe ime shoqe, Sarah, jemi të pikëlluar me familjet. Ne do t’i kthejmë të gjithë pengjet, të gjallët dhe të vdekurit. Përgëzoj forcat tona guximtare, që sollën në shtëpi djemtë dhe vajzat tona”, u shpreh ai.